“Subvencionet 2021”, 19 nga 21 të arrestuarve u caktohet paraburgimi 30 ditësh

19 nga 21 të arrestuarve për skandalin me subvencionet në bujqësi, u është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

KALLXO.com mëson se për dy të tjerët, me inicialet S.K dhe K.M., u është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Në Gjykatën e Prishtinës, sot është mbajtur seanca për caktimin e paraburgimit, ndaj 21 të arrestuarve në lidhje me dyshimet për korrupsion, në rastin e njohur për opinionin si “Subvencionet 2021”.

Këta persona u arrestuan në aksione të ndryshme në policisë në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog.

14 prej tyre janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë dhe të tjerët zyrtarë të komunave të Kosovës.

Dosja voluminoze e Prokurorisë për aferën tashmë të njohur si “Subvencionet 2021”, shfaqi dyshime të shumta korruptive.

Dyshimet shkojnë deri në atë masë sa përshkruhet se marrëveshjet në mes të fermerëve dhe zyrtarëve të AZHB-së për një subvencion shkonin deri në 70% me 30% në favor të zyrtarëve.

Për subvencionim inspektorët morën deri në 70% të vlerës, vetëm 30% morën fermerët