Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Subjektet politike me më pak se 1000 vota

Në  zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 14 shkurt, pesë subjekte politike në rezultatet preliminare nuk kanë arritur të marrin mbi 1000 vota.

Subjekti politik me më së paku vota është Partia Balliste – me 197 vota, Srspka Demokratski Zavez – me 466 vota, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – me 946 vota, Kolicija Zajeno – me 947 vota dhe partia FJALA – me 969 vota.

28 subjekte politike kanë qenë të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e djeshme të 14 shkurtit.

Deri më tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 48.17 për qind, Partia Demokratike me 17.35 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.18 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind, Nisma Socialdemokrate 2.59 për qind.

Rezultatet preliminare në kohë reale mund t`i ndiqni duke klikuar në LINK