Stuhia në Gjilan rrëzon shtyllën elektrike, një lagje mbetet pa rrymë

Pas ditëve të nxehta, pasditen e së mërkurës një stuhi me shi e ka prekur vendin.

Në lagjen “Arbëria” në Gjilan era e fortë ka rrëzuar një shtyllë elektrike, e për pasojë kjo lagje është pa rrymë në këto momente.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Po, mund ta konfirmoj që është rrëzuar një shtyllë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për ndonjë të lënduar”, ka thënë shkurt ai.