FOTO: Stuhia Filomena, Reuters

Stuhia e rrallë e borës mbyll aeroportin e Madridit në Spanjë, krijon kaos udhëtimesh

Reshjet e mëdha të borës nga Stuhia Filomena në Spanjë  kanë lënë  mijëra shoferë  të bllokuar në makinat e tyre të premten, ndërsa rrugët u bllokuan dhe aeroporti i Madridit u mbyll, raporton Reuters.

Kryqi i Kuq në Spanjë është kujdesur për të ju dërguar  ushqim shoferëve të kamionëve të bllokuar në Madrid.

Ekipi i futbollit i Real Madridit, i cili ishte nisur për të udhtuar drejt , Pamplona për një ndeshje kundër rivalëve të La Ligas Osasuna u la në pritje në një aeroplan për katër orë në aeroportin e Madridit përpara se fluturimi i tyre të ngrihej.

Madrid dhe tetë provinca ishin nën klimën më të ashpër të motit për herë të parë që nga 2007. Meteorologët kishin parashikuar që reshjet e borës të premten të arrinin në 20 centimetra dhe temperaturat të  lëviznin rreth ngrirjes.

Parqet e mëdha në kryeqytet, përfshirë Retiro pranë muzeut Prado, u mbyllën si masë paraprake.

Një temperaturë rekord prej -35.6 gradë C u regjistrua në Vega de Lourdes në Leon, Spanjën veriore, tha Agjencia Shtetërore Meteorologjike (Aemet).