Stuhi e fortë në Gjilan, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale - FOTO

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se një stuhi e fortë ere dhe shiu,  rreth orës 13:30, ka përfshirë sot fshatin Llashticë të Gjilanit, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit të komunës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe aktualisht po e largojnë ujin nga dy bodrume të shtëpive atje.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë ka dëmtuar një kulm të një lokali, një dritare të ambulantës, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, derisa ka shtuar se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.