Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Studimi i komunës së Prishtinës: 47% e qytetarëve e kanë kaluar COVID-19

Komuna e Prishtinës sot është deklaruar lidhur me gjetjet e dy hulumtimeve në lidhje me seroprevalencën e COVID-19.

Sipas kryetarit Shpend Ahmeti nga 1 mijë e 255 mostra del se 47 për qind e qytetarëve e kanë kaluar Covid-19

Ahmeti tha se hulumtimi është bërë sipas praktikave ndërkombëtare dhe me leje te odës së mjekëve me ndihmën e Ilir Hoxhës dhe Visar Berishës.

“Ne kemi mendu se nuk do dal më shumë se 30 për qind . Hulumtimi me qytetarë është bërë në muajt maj dhe qershor,” shtoi Ahmeti.

Tutje sipas Ahmetit shifra të ngjashme kanë dal edhe tek punëtorët shëndetësor kurse më të ulëta tek punëtorët e komunës.

“Rreth 48 në total kane dal pozitiv tek punëtorët shëndetësor, kurse 21 për qind tek ata te komunës” , shtoi tutje Ahmeti

Ahmeti tha se ky hulumtim do publikohet edhe ne revista ndërkombëtare.