Studim - Vaksinat kundër COVID-19 sigurojnë mbrojtje për gratë shtatzëna, atyre që praktikojnë gjidhënien dhe për të porsalindurit

Vaksinat kundër COVID-19 Pfizer dhe Moderna janë efektive te gratë shtatzëna dhe ato që janë në proces të gjidhënies, të cilat mund të bartin antitrupa tek i porsalinduri, sipas një studimi të publikuar të enjten në revistën amerikane për Gjinekologji.

Hulumtuesit e spitalit të përgjithshem të Massachusetts, Spitalit të grave, Institutit Ragon dhe Harvard i përcollën 131 gra shtatzëna të cilat morën njërën nga vaksinat e lartpërmendura.

Në mesin e pjesëmarrësve, 84 prej tyre ishin shtatzëna, 31 duke praktikuar gjidhënien dhe 16 nuk ishin shtatzëna.

Të dhënat ishin mbledhur mes datave 17 dhjetor 2020 dhe 2 mars 2021.

Niveli i shtuar i antirupave nga vaksinat ishte ekuivalent te gratë shtatzëna atyre që ishin në gjidhënie krahasuar me gratë jo shtatzëna. Niveli i antitrupave ishte “jashtëzakonisht më i lartë” se tek ato që kanë rezultuar me virus gjatë shtatzanisë, thuhet nga ekipi.

“Vaksinat si duket kane efekt të madh tek këto gra”, tha Galit Alter, një nga hulumtueset në Institutin Ragon.

Ekipi zbuloi se gratë kanë përcjellur antitrupa mbrojtës tek të porsalindurit e tyre, me matje të bëra nga qumështi i gjirit dhe placenta.

“Pothujase të gjitha gratë kanë përcjellur numër të konsiderueshëm te foshnjet e tyre”, tha Alter, duke shtuar se duhet kuptuar kohëzgjatjen e këtyre antitrupave tek i porsalinduri.

Pjesëmarrësit përdorin mjetin e sigurt V të qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në SHBA, i cili lejon njerëzit të marrin një vaksinë të COVID-19 për ta parë reagimin e tyre.

Alter tha se nuk kanë gjetur prova të efekteve anesore më shumë tek gratë shtatzëna se në popullësinë e përgjithshme.

Alter tutje shtoi se ata kanë gjetur nivel më të lartë të antitrupave IgA te gratë shtatzëna që morën vaksinën Moderna.

Ajo tha se ky lloj antitrupi mund të përcillet me efikasitet te foshnja, për një periudhë më të gjatë kohore.

“Ka disa arsye që na bëjnë të besojmë se të kesh nivel më të lartë të imunitetit IgA mund të jetë më mbrojtëse”, theksoi Alter. Ajo tha se hulumtime më të gjera mund të ndihmojnë në vendime të politikave se cila vaksinë të përdoret për gra shtatzëna.

Sipas Qendrës për kontroll të sëmundjeve, gratë shtatzëna me COVID-19 janë më të rrezikuara ndaj sëmundjeve të rënda dhe përballjes me efekte anësore, si lindja e parakohshme. CNN