Foto: REL/EPA-EFE

Studim: Ujërat e zeza shfaqin se coronavirusi ka qenë prezentë në Itali nga muaji dhjetor

Shkenctarët italianë thonë se ujërat e zeza të dy qyteteve përmbanin gjurmë të coronavirusit në dhjetor, shumë më herët nga konfirmimi i rasteve të para.

Instituti kombëtar i shëndetësisë tha se uji nga Milano dhe Turini shfaqi gjurmë gjenetike të virusit më 18 dhjetor.

Kjo shton provat nga vendet e tjera se virusi mund të ketë qenë duke qarkulluar shumë më herët sesa që mendojmë.

Zyrtarët kinezë konfirmuan rastet e para në fund të dhjetorit, kurse Italia pati rastet e para në mes të shkurtit.

Në muajin maj shkencëtarë nga Franca thanë se testet shfaqën mostra tek një pacient i trajtuar me pneunomi afër Parisit më 27 dhjetor i cili kishte pasur virusin.

Derisa në Spanjë një studim gjeti gjurmë në ujërat e zeza të mbledhura në mes të janarit në Barcelonë, kurse rastet e para u zbuluan 40 ditë më vonë.

Në studimin e tyre shkenctarët e ISS ekzaminuan 40 mostra të ujërave të zeza të mbledhura nga impiantet në Italinë veriore mes tetorit të kaluar dhe shkurtit.

Mostrat nga tetori dhë nëntori u kthyen negative, kurse ujërat e zeza nga Bolonja të muajit janar shfaqën mostra të virusit.

Rastet e para të Italisë janë nga rajoni i Lombardisë, qyteti ishte mbyllur dhe shpallur ‘zonë e kuqe’ më 21 shkurt, derisa i gjithë vendi u izolua në fillim të marsit.

Rezultatet e ISS konfirmuan “rëndësinë strategjike” të ujërave të zeza për zbulim më të hershëm sepse na jep sinjal për prezencën e virusit para se të konfirmoheshin nga ana klinike.

Shumë vende të tjera janë duke e përdorur këtë teknikë.

Më shumë se 40 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Itali./BBC