Studim: Të mbijetuarit e COVID-19 shfaqin rritje të shkallës së çrregullimeve psikiatrike

Hulumtimet thonë se më shumë se gjysma e të mbijetuarve nga COVID-19 përjetojnë çrregullime të stresit post-traumatik (PTSD), ankth, pagjumësi, depresion ose simptoma të obsesivitetit, raporton The Guardian.

 

Më shumë se gjysma e njerëzve që kanë marrë trajtim spitalor për COVID-19 u gjet se vuajnë nga çrregullime pskikiatrike një muaj më vonë, thotë një studim.

Nga 402 pacientë të monitoruar pasi u trajtuan për virus, në 55% prej tyre u gjet së paku një çrregullim psikiatrik, sipas ekspertëve të spitalit San Raffaele në Milano.

Rezultatet e bazuara në intervista klinike dhe pyetësorë vetëvlerësues shfaqën çrregullime të stresit post-traumatik në 28% të rasteve, depresion në 31% dhe ankth në 42%. Duke shtuar edhe 40% të pacientëve që patën pagjumësi dhe 20% simptoma të obsesivitetit.

Këto gjetje do rrisin shqetësimet në lidhje me efektet e virusit.

Artikulli i botuar të hënën në revistën ‘Truri, Sjellja dhe Imuniteti’, thotë: çrregullime të stresit post-traumatik, depresioni i madh dhe ankthi janë të gjitha kushte jo të trasmetueshme me ngarkesë të lartë të shoqëruar me vite të jetës me aftësi të kufizuara.

“Duke marrë parasysh ndikimin alarmant të infeksionit Covid-19 në shëndetin mendor, pasqyrat aktuale të inflamacionit në psikiatri dhe vrojtimi i deritanishëm i inflamacionit më të keq që dërgon në depresion më të rëndë, ne rekomandojmë vlerësimin e psikopatologjisë të të mbijetuarve të Covid-19 dhe thellim në hulumtimin lidhur me biomarkat e inflamatorit, për të diagnostifikuar dhe trajtuar gjendjet emergjente psikiatrike”, thuhet në studim.

Studimi i 265 burrave dhe 137 grave zbuloi se gratë- që kanë më pak gjasa të vdesin nga Covid-19 sesa burrat- vuajtën më shumë psikologjikisht.

Pacientët me diagnoza psikiatrike të mëparshme vuajtën më shumë se ata pa histori të çrregullimt psikiatrik. Studiuesit të udhëhequr nga Dr. Mario Gennaro Mazza, thanë se këto rezultate ishin në përputhje me studimet e mëparshme epidemiologjike.

Ata thanë se efektet psikiatrike mund të shkaktohen “nga reagimi imunitar ndaj vetë virusit ose nga stresorët psikologjikë si izolimi social, ndikimi psikologjik i një sëmundje të re, të rëndë dhe potencialisht fatale, shqetësimet për infektimin e të tjerëve dhe stigma.”

Pacientët treguan rritje të ankthit dhe çrregullime të gjumit, ndërsa, mbase për çudi kohëzgjatja e shtrimit në spital lidhet me simptomat e PTSD, depresionit, ankthit dhe OC.

Studiuesit thanë: Duke marrë parasysh ashpërsinë më të rëndë të virusit te pacientët e shtruar në spital, ky hulumtim sugjeron se kujdesi i vogël shëndetësor mund të ketë rritur izolimin shoqëror dhe vetminë tipike të pandemive si Covid-19.

Ata shtuan se gjetjet e tyre pasqyruan studimet e mëparshme të shpërthimit të koronavirusëve, përfshirë Sars, ku çrregullimet psikiatrike shkonin nga 10 deri 35% në fazat e para pas sëmundjes.

Ka pasur paralajmërime nga ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me çrregullimet e trurit tek pacientët me Covid-19.

Probleme që përfshinin inflamacionin e trurit, goditja në tru dhe psikoza që kanë qenë të lidhura me virusin.