COVID-19

Studim: Pacientët asimptomatik me COVID-19 mund të kenë reagim më të dobët imunitar ndaj infeksionit

Njerëzit që kanë coronavirus por nuk zhvillojnë simptoma mund të kenë përgjigjie më të dobët imunitare ndaj virusit, sugjeron një studim i ri.

Sipas këtij studimi, i publikuar në revistën ‘Nature Medicine’ të martën, gjeti se një grup prej tridhjetë pacientëve me COVID-19 që ishin pa simptoma kishin nivele të antitrupave më të ulëta sesa ata me simptoma të buta që sugjeron se pacientët pa simptoma kanë përgjigje më të dobët imunitare.

Disa hulumtues të tjerë në Kinë gjithashtu gjetën se këta persona kanë kohëzgjatje më të madhe të shpërndarjes virale të virusit tek të tjerët, sesa ata që janë me simptoma.

Sipas të dhënave të studimit edhe pse pacientët ishin pa simptoma ata prapë kishin aftësi për të përhapur virusin, për një periudhë deri në 19 ditë, kurse ata me simptoma të lehta kishin aftësi të përhapjes deri në 14 ditë.

Antitrupat të cilët janë proteina që qarkullojnë në gjakun tuaj ndihmojnë në luftimin e infeksioneve dhe mund të mbajnë të dhëna për reagimin e sistemit tuaj imunitar./CNN