Studentët që nuk pranohen në konvikte nuk do mund të ushqehen në mensë

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se këtë vit studentët që nuk pranohen në konvikte nuk do mund të ushqehen në mensë.

Ky vendim është marr në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.

“Njoftojmë studentët aplikues për vitin akademik 2020/2021 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë se në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK për shkak të pandemisë Covid-19 këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas qendrës së studentëve, të drejtë për shfrytëzimin e mensës kanë vetëm ata studentë që fitojnë të drejtën e strehimit në konvikte, ndërsa studentët që nuk e shfrytëzojnë konviktin do iu merret e drejta për ushqim në mensë.

“Të drejtë ushqimi në mensë këtë vit kanë vetëm studentët të cilët fitojnë të drejtën e strehimit në konvikte. Gjithashtu në rast se studentët të cilët nuk e shfytëzojnë të drejtën e banimit në konvikt iu merret e drejta e ushqimi në mensë”, thuhet tutje në njoftim.

Studentët pritet të vendosen në konvikte javën tjetër, 1 student në 1 dhomë