Studentët e Fakultetit të Bujqësisë paralajmërojnë protestë, shkak moskyçja e objektit në rrjetin energjetik

Studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës kanë paralajmëruar se do të protestojnë nesër nga ora 9:00 para objektit të Fakultetit.

Shkak i protestës është moskyçja e objektit të Fakultetit në rrjetin energjetik.

Objekti nuk po lejohet të lidhet në rrjet pasi është ndërtuar jashtë kushteve teknike të lëshuara nga KOSTT-i.

Objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë është ndërtuar më afër se që lejohet në raport me përçuesin e fundit të shtyllës elektrike të KOSTT-it.

Përmes një komunikate, Këshilli i Studentëve ka thënë se protesta do të jetë në shenjë pakënaqësie pasi që nuk po u plotësohen kërkesat për zhvendosje në objektin e ri.

“Kjo protestë do të bashkohet me pezullim të ligjeratave deri në momentin që të merret vendimi të zhvendosen trafot dhe të lidhet rryma ku me ç’rast na mundësohet të vazhdojmë studimet ashtu siç na ka hije” – thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Shkelja e kushteve teknike të KOSTT-it lë Fakultetin e Bujqësisë pa energji elektrike-VIDEO