Stublla-Emini: Një numër i vogël i gjyqtarëve janë disiplinu në raport me veprimet

Në emisionin #KallxoPErnime është diskutuar për gabimet e gjyqtarëve dhe ndikimet e tyre në sistemin e drejtësisë.

Merita Stublla- Emini, avokate ka thënë se një numër i vogël i gjyqtarëve janë disiplinuar.

“Këshilli ka fillu ajo që është mangësi se gjyqtarët nuk janë desiplinu dhe me krejt këto mangësi që i ka sistemi, që ne avokatët i shohim më së shumti askush deri tash ose një numër i vogël është disiplinu në raport me veprimet ose mos veprimet që gjyqtarët i kanë ndërrmarrë”, ka thënë Stublla-Emini.

Tutje, Avokatja Stublla-Emini ka thënë “Gjyqtarët duhet përfundimisht të kuptojnë që përgjegjësia është domosdoshmërisht”.

“Ajo që është e mirë është se Këshilli Gjyqësor ka filluar seriozisht ta shqyrtojë çështjen e disiplinimit, është çështje tjetër nëse vendimi në rastin konkret është i qëlluar dhe nëse ndëshkimi është i përshtatshëm për dëmin që është shkaktuar ajo që është e rëndësishme është që ne përfudnimisht duhet ta kuptojmë e mbi të gjitha gjyqësori dhe prokuroria që nuk mund pavarësia nuk do të thotë papërgjegjshmëri”, është shprehur Stublla-Emini.