Ferizaj

Strehimorja për qentë në Ferizaj nuk do të ndërtohet siç kishte premtuar drejtori Burim Bajrami

Strehimorja e qenve endacakë në Komunën e Ferizajt nuk pritet që të ndërtohet këtë vit, ashtu siç pati premtuar drejtori për Bujqësi Burim Bajrami.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizaj, Burim Bajrami në një konferencë në vitin 2018 pati premtuar që në vitin 2019 Ferizaj do të bëhet me strehimore të qenve, por një gjë e tillë nuk pritet se do të ndodh këtë vit.

“Për vitin 2018 nuk është paraparë ndonjë strehimore për qentë endacak. Ne po bëjmë hulumtim të terrenit dhe vitin e ardhshëm po besojmë shumë se do të ndërtojmë një strehimore për qentë endacak si të vetmen zgjidhje për trajtim të tyre”, pati thënë Bajrami.

Ndërkaq arsyeja e zvarritjes së kësaj strehimoreje është lidhja e kontratës më Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Kështu ka thënë për Kallxo.com drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Burim Bajrami.

“Arsyeja e vetme që nuk do të bëhet strehimorja këtë vitë është lidhja e kontratës me Agjensinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për një strehimore të përbashkët. Investimi do të kushtoj 70,000.00 euro”, ka shtuar Bajrami.