Stoltenberg pas marrëveshjes: NATO do të ofrojë ambient të sigurt në rajon

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka takuar këtë të premte të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai përmes rrjetit Twitter është shprehur se me Lajçak kanë diskutuar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

“Diskutuam me Lajçak, për marrëveshjen për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës. NATO vazhdon të ofrojë ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, ka thënë Stoltenberg. NATO dhe BE kanë interes të përbashkët në zgjidhje politike afatgjatë për rajonin” ka thënë Stoltenberg.