Jens Stoltenberg, sekretari i NATO-s

Stoltenberg i zhgënjyer që s’ka marrëveshje, kërkon përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur i zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë sot.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg ka thënë se koha është për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike.

“Bisedova me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja për targat. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO mbetet vigjilente”, ka shkruar Stoltenberg.

Sot, pas më shumë se pesë orësh takim, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk kanë arritur marrëveshje për qështjen e targave në Bruksel.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell tha sot se Bashkimi Evropian ka dhënë një propozim sot i cili është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe është pranuar nga presidenti serb, Akesandar Vuçiq.

Borrell tutje tha se do t’i njoftojë vendet anëtare të BE-së, për mos respektimin e detyrimeve nga palët, duke shtuar se “kjo vlen veçanërisht për Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se Borrell ka hequr dorë nga afati i marsit të vitit 2023 si datë përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve mes vendeve.