Stefanoviq: Marrëveshja për targat ka skaduar, regjimi i Vuçiqit po gënjen popullin

Ish negociatori i Serbisë për dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviq ka deklaruar se marrëveshja për targat e veturave tashmë ka skaduar.

“Një marrëveshje është arritur në vitin 2011 që qytetarë me tabela të Kosovës, duhet të vënë targa të përkohshme në momentin që kalojnë në Serbi. Në vitin 2016 Vuçiqi dhe Daçiqi kanë pranuar se kjo vlen edhe për pesë vite. Tani kjo marrëveshje ka skaduar”, ka thënë Stefanoviq.

Ai përmes një adresimi në Twitter ka theksuar se regjimi në Serbi po gënjen serbët në Kosovë.

“Regjimi po ju gënjen, shpjegojani serbëve të Kosovës se si i “mbroni””, shtoi ai.

Lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane për Serbët nga Kosova Rada Trajkoviq, e cila ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për keqinformim të popullatës serbe në komunat veriore.

Rada Trajkoviq akuzon Vuçiqin për keqinformim të serbëve