Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Statistikat e policisë, 99 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 99 aksidente trafiku, në të gjithë territorin e Kosovës. 25 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 74 vetëm me dëme materiale.

Policia poashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 118 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Në njoftimin e polices thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 15 persona, 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.