Stafi shëndetsor i CARITAS-it do të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë

Qeveria e Kosovës menjëherë pas përhapjes së pandemis CoVid- 19 në vend filloi mobilizimin për pako emergjente.

Kjo pako do të sigurojë të ardhura mujore për dy muaj për disa kategori në Kosovë.

Në këtë pako janë të përshirë edhe personeli shëndetsor dhe të gjithë ata që janë drejtëpërdrejt të rrezikuar nga kjo pandemi.

Javë më parë disa nga punëtorët e CARITAS-it në Ferizaj kanë shkruar në KALLXO.com se ende nuk janë të informuar se a janë të përfshirë në pako apo jo, ata u ankuan  se askush nuk po i njofton rreth kësaj.

Mirëpo një gjë e tillë tashmë është duke u rregulluar.

KALLXO.com ka kontaktuar udhëheqësin e kësaj organizate, Pal Baftiaj, i cili ka thënë se tash e një javë ka dërguar shkresë zyrarë në Ministrinë e Shëndetsisë dhe Ministrinë e Financave dhe se janë në proces të rregullimit të kësaj çështje.

“Para 1 jave ju keni bërë shkresë Ministrisë së Shëndetsisë, dhe Ministris së Financave ju kemi spjeguar se personat që punojnë në krejt Kosovën (të gjitha pikat e CARITAS-it në Kosovë), janë të ekspononuar në rrezik. Ne i kemi thënë (Ministris së Shëndetsis dhe Financave) punëtorët që punojnë në CARITAS, e që i eksponohen rrezikut a do të përfshihen në këtë pako fiskale, përgjigja e ministrisë ka qenë që po edhe këta persona duhet të përfshihen në stimulim”, tregoi për KALLXO.com Baftiaj.

Tutje ai u shpreh se e gjithë procedura e kësaj faze është përmbyllur dhe tani po presin nga Ministria e Financave të rishikojnë listat e pagat të shkojnë direkt në xhirollogari të punëtorëve.

“E gjithë procedura që i përket kësaj faze është përmbyllur, tash është faza ku presim nga Ministria e Financave të rishikon komplet listën dhe komplet punëtorët dhe shpresojmë që do u alokohen mjetet direkt në xhirollogaritë e tyre bankare të puntorëve”, potencoi Baftiaj.

KALLXO.com ka kontaktuar me Ministrinë e Financave, edhe kjo Ministri e konfirmon që një shkresë e tillë e kanë pranuar dhe po zbatohet sipas pakos fiskale.

“Kërkesa ka ardhur, është trajtuar dhe do të zbatohet sipas pakos fiskale”, tregoi zëdhënësi për media Muharrem Shahini.

“Pagesa për punëtorët shëndetsorë të kësaj organizate do të bëhet përmes MEPTINIS-it”, u shpreh tutje Shahini.

Javë më parë KALLXO.com ka shkruar edhe për disa probleme në këtë organizatë, ku disa nga punëtorët janë ankuar se u zvarriten pagat dhe kontratat.