Stafi shëndetësor përsëri në grevë tetë orëshe

Mjekët dhe infermierët në të gjitha klinikat në Qendrën Klinike Universitare dhe në shtatë spitalet rajonale në vend, përsëri sot janë në grevë. Greva ka filluar nga ora 7:00 dhe do të vazhdoj deri në orën 15:00.

Për shkak të grevës mantelbardhët nuk do të ofrojnë asnjë shërbim për pacientët, duke përjashtuar rastet emergjente dhe pacientët e shtrirë në spitale.

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se ndihen keq që nuk po i ofrojnë shërbime pacientëve, mirëpo ai kërkon që të mirëkuptohen.

Syla po ashtu shtoi se nuk do të ketë më grevë pasi që të hënën pritet që të mblidhet këshillimi drejtues dhe të merret një vendim.

Grevistët kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të miratohet me urgjencë Projektligji i pagave për sektorit publik dhe si dhe implementimi i Ligjit për paga në buxhetin 2022, kryetari i sindikatave, deklaron se ligji është duke u punuar fshehtas dhe në momentin që do të dal në debat, ai thotë se, do të jetë shumë vonë.

“Ligji është duke punuar fshehtas dhe në momentin që po punohet fshehtas dhe del në debat publik ka me qenë shumë vonë, punëtorët shëndetësor po kërkojnë që koeficientin të jetë 6 për mjekë, 3 për infermierë, kjo është kërkesa që na ka premtu Lëvizja Vetëvendosje”, thotë ai për KALLXO.com.

Deri më tani ai thotë raportet e para nga klinikat dhe spitalet në vend janë normal dhe se nuk kanë hasur në ndonjë incident nga ana e pacientëve.

Matenlbardhët për të njëjtën kërkesë kanë protestuar më 25.11.2021.

Punonjësit shëndetësor në grevë tetë orëshe