Stafi i ATK-së nuk do munden më të kenë biznese në pronësi të tyre

Në Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, stafi nuk ka të drejtë të ketë biznese në pronësi të tyre.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj prezantoj këtë rregullore së bashku me Drejtorin e AKK-së, Shaip Havolli.

Në disa prej kufizimeve që përmendi Murtezaj, bënë pjesë edhe ajo që zyrtarët e ATK-së punësim duhet të kenë vetëm në ATK.

“Stafi nuk ka të drejtë të ketë biznes në pronësi të tyre pra nuk kanë drejtë të jenë pjesë e konflikt interesit”, tha Murtezaj.

Ndryshe ai tha se stafi duhet të bëjë deklarime për anëtarët e familjes që kanë biznese.

Murtezaj tha se deri më tani tek mbledhja e borgjeve janë përmbi 10 persona që ju është bërë kallëzim penal.

ATK bëhet me rregullore për parandalimin e konfliktit të interesit