Stacioni policor në Zveçan sulmohet me granata dore
Persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan dje më 26.11.2024 rreth orës 23:55.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës ku theksohet se si pasojë e shpërthimit përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Në lidhje me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të cilat kanë kryer vendshikimin, gjithashtu është njoftuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda, të cilët janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij sulmi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”- thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thotë se dënon këto veprime të rrezikshme dhe bënë thirrje te qytetarët të bashkëpunojnë me me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij sulmi.
“Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit”- përfudojnë organet e rendit.