
Kuvendi i Shqipërisë
“Srebrenica” bashkon mazhorancën e opozitën në Parlament, votohet me 113 vota rezoluta për gjenocidin serb
Është miratuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Draft-rezoluta e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste, u bazua në rezolutat e Parlamentit Evropian dhe vlerësimet e Komisionit Evropian mbi gjenocidin në Srebrenicë, akte këto që dënojnë mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e autorëve dhe mbështetësve të tij.
Krahas dënimit të mohimit të gjenocidit në Srebrenicës, rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë, po ashtu, synon të dënojë retorikën politike që nxit urrejtjen ndëretnike duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet e tjera të luftës të kryera në luftërat e ish-Jugosllavisë.
Gjenocidi në Srebrenicë i referohet vrasjes së 8,372 burrave dhe djemve civilë boshnjakë nga forcat serbe gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995./TCH