Ilustrim

S’pushon dhuna në familje, pesë raste të raportuara në Polici

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici gjatë 24 orëve të fundit në disa rajone të ndryshme të Kosovës.

Për këto raste, sipas Policisë së Kosovës janë arrestuar tre persona të dyshuar, një ka përfunduar në psikiatri dhe një tjetër është në arrati.

Në Prishtinë, një burrë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga i biri i tij i cili ka probleme shëndetësore. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në spital.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton Policia.

Në Graqanicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka rrahur bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.

Në Drenas, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka rrahur gruan dhe fëmijët e tij.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.

Në Prizren një grua ka raportuar policinë se bashkëshorti ka ushruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar.

Në Deçan, është raportuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar psiqikisht dhe fizikisht motrën e tij. Sipas Policisë, në këtë rast nuk ka të lënduar.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë.