Spitali i Mitrovicës - Arkiv

Spitali Rajonal i Mitrovicës me vetëm një infektolog

Në këtë kohë pandemie, Spitali Rajonal i Mitrovicës Jugore është duke funksionuar me vetëm një infektolog.

“I kemi katër anesteziologë dhe një infektolog”, e konfirmoi për KALLXO.com drejtori i Spitalit, Enis Istrefi.

Disa kilometra më larg, gjendja është edhe më e keqe. Në Spitalin e Vushtrrisë nuk ka asnjë infektolog, madje as Klinikë Infektive.

Në anën tjetër, Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit Rajonal të Prizrenit, tha për KALLXO.com se Spitali ka pesë infektologë edhe 11 anesteziologë.

“Kemi pesë infektologë dhe 11 anesteziologë”, tha shkurt ai.

Edhe Spitali i Ferizajt është duke funsksionuar me vetëm një infektolog dhe katër anesteziologë.

Në përgjithsi në Kosovë janë 4.578 mjekë, rreth 20% e tyre aktualisht janë të infektuar me COVID-19.