Foto: Kallxo.com

Spitali në Prizren tregon gjendjen e policit të lënduar në Zhur

Drejtori i Spitalit Afrim Avdaj tha për KALLXO.com se zyrtari policor i pranuar mbrëmë në Spitalin e Prizrenit, i cili u lëndua gjatë operacionit në Zhur, ka pranuar trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë.

Avdaj tha se gjendja e tij tashmë është stabile dhe jashtë çfarëdo rreziku për pasoja të rënda.

Edhe dy zyrtarë tjerë të Policisë janë trajtuar në repartin e emergjencës, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë liruar nga Spitali.

Shpërthimi që rezultoi fatal për pjesëtarin e njësisë speciale të Policisë, Sami Thaqin ka ndodhur në shtëpinë e Iran Badallit në fshatin Zhur të Prizrenit.

Badalli është arrestuar mbrëmë dhe është vendosur në ndalim 48 orësh.