Ilustrim

Spitali i Pejës, pesë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se tetë pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 22 pacientë me coronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, spitali njofton se një pacient është në respirator, 17 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Në spitalin e Pejës, 217 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,917 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 121 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 85 Rëntgena, 22 EHO dhe 14 CT-ja.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë konfirmuar 14 mijë e 763 raste, janë shëruar 11 mijë e 784 pacientë dhe kanë vdekur 601 pacientë.