Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e fëmijës që u aksidentua në Istog

Spitali Rajonal i Pejës ka dhënë detaje lidhur me një aksident në Istog ku vetura kishte goditur një fëmijë.

Në një përgjigje për KALLXO.com spitali bën të ditur se gjendja e fëmijës për momentin ësëhtë stabile dhe se po trajtohet në repartin e Ortopedisë.

“Gjendja për momentin është stabile dhe po trajtohet në Repartin e Ortopedisë”, thuhet në përgjigjen e Spitalit të Pejës.

Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë u bë e ditur se një person në Istog derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe nga mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur një fëmijë i cili ishte duke kaluar rrugën.

Aksident në Istog, lëndohet një fëmijë