Urgjenca e Spitalit të Pejës - Foto: KALLXO.com

Spitali i Pejës: Gra shtatzëna dhe fëmijë në mesin e të lënduarve në aksidentin afër Klinës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në mesin e të lënduarve në aksidentin afër Klinës ka edhe gra shtatzëna dhe fëmijë.

“Sonte pas një aksidenti në trafik, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar 18 pacientë të lënduar nga ky aksident në mesin e tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë”, thuhet në njoftim.

Sipas Spitalit, gjendja e të lënduarve është stabile.

“Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdesin e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar. Deri më tani 3 pacientë është dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi”, thuhet më tutje.

Rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Grabanicë të Klinës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në këtë aksident janë përfshirë 4 automjete ndërsa janë lënduar 16 persona.

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë, 16 të lënduar