Spitali i Mitrovicës me shtatë mjekë specialistë

Shtatë mjekë specialistë të fushave të ndryshme kanë nënshkruar kontrata në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë

Sipas një njoftimit të bërë përmes faqes në facebook Ushtruesi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv Dr. Enis Istrefi, sot priti 7 mjekët specialistë për të nënshkruar kontratat.

Në mesin e mjekëve të cilët pritet të fillojnë punën në këtë spital ka pulmolog, reumatolog, obstetër – gjinekolog dhe kirug.

Mjekët specialistë pritet të fillojnë punë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.

Kurse mjekët të cilët sipas njoftimit të spitalit kanë nënshkruar kontrat janë: Dr. Vehbi Salihu – Mjek Emergjent, Llaura Pula – Plulmolog, Leonard Muja – Pulmolog, Sylejman Uka – Pulmolog, Arton Shala – Reumatolog, Arben Hajrizi – Obstetër- Gjinekolog, Ilir Hajzeri – Kirurg