Mamografia

Spitali i Gjilanit nga e hëna fillon me shërbimin e mamografisë

Në repartin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan nga e hëna do të mund të kryhet edhe mamografia.

Mamografia është procesi i përdorimit të rrezeve X me energji të ulët për të ekzaminuar gjirin e njeriut për diagnostikim dhe depistim. Qëllimi i mamografisë është zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit.

Sipas njoftimit të Spitalit të Gjilanit ky shërbim tashmë është i gatshëm.

“Shërbimi i mamografisë është tashmë i gatshëm. Pas renovimeve të nevojshme në dhomat ku do të vendosej mamografi, sot u bë vendosja e tij dhe nga e hëna e ardhshme datë 31.01.2022 ai do të jetë në shërbim të qytetareve. Pacientët nuk do të kenë nevojë që këto shërbime t‘i marrin gjetiu por këto shërbime do t‘i marrin në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të Anamoravës dhe jo vetëm”, thuhet në njoftimin e Spitalit.