Spitali i Gjakovës pranoi një pajisje donacion nga ShBA

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake për Evropë i kanë dhuruar sot Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë një Skaner- tomografië të kompjuterike (CT).

Në ceremoninë e pranim –dorëzimit e këtij donacioni pajisjeje mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur.

“ShBA përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake e ka ndihmuar Kosovën gjatë pandemisë me respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, po edhe me ndihma të tjera”, thuhet në komunikatë e MSh.