Ilustrim

Specialja fton edhe një komandant të UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nehat Basha, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Kështu ka njoftuar kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale. Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si çdo luftëtar i drejt i UÇK’s”, thuhet në njoftimin e tij.

Muajve të fundit janë shtuar ftesat nga Gjykata Speciale për pjesëtaret e UÇK-së.

Nasim Haradinaj: Shumë shpejt do të ketë arrestime nga Gjykata Speciale

www.kallxo.com