Ilustrim

Specialët nisin bastisje në Mitrovicë

Dy lokale në Mitrovicë janë cak i një bastisjeje të madhe që ka nisur para pak çastesh.

Operacioni i Njësive Speciale është duke u shoqëruar me kontrolle

KALLXO.com mëson se këto bastisje po kryhen nën dyshimin për mundësim prostitucioni.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës.

Ata nuk kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin duke shtuar se operacioni policor është në proces.

“Një operacion policor është në proces. Për të mos dëmtuar procesin apo pengimin në arritjen e objektivave te Policisë tani nuk mund te japim detaje tjera, por pas përfundimit te operacionit, nesër mund te bëhen të ditura detajet”, tha Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës për KALLXO.com.