Specialët në Prishtinë konfiskojnë pistoletën në makinën luksoze

Njësia speciale e Policisë ka kryer disa kontrolle në Prishtinë për mjete të ndaluara në vetura.

Pika e kontrollit që u vë në kryeqytet ndaloi vetura që ndër tjerash patën edhe xhama të errësuar pa leje, të cilat policia obligoi shoferët t’i largojnë.

Rubrika Policia në emisionin “Drejtësia në Kosovë” këtë të premte solli pamje ekskluzive edhe të rastit ku policia gjen një armë pa leje në veturë.

Ata e arrestojnë pronarin dhe konfiskojnë armën.

Pamjet e aksionit i gjeni më poshtë: