Foto: Facebook/OlafScholz.

SPD-ja e kandidon Scholzin për kancelar

Socialdemokratët (SPD) në pushtet në Gjermani e kanë zyrtarizuar kandidaturën e Olaf Scholzit për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit të vitit të ardhshëm, duke ia besuar mundësinë që të kërkojë edhe njëherë besimin e votuesve krahasuar me rivalin konservator opozitar, i cili nuk ka përvojë në qeverisje, ka bërë të ditur Reuters.

Ministri popullor i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka përjashtuar mundësinë që të garojë qysh të enjten e javës së kaluar, duke iu dhënë fund spekulimeve nëse do ta merrte drejtimin e SPD-së në fushatën zgjedhore në vend të Scholzit.

SPD-ja ia ka besuar me mbështetje unanime Scholzit kandidaturën për të garuar edhe për një mandat, megjithëse koalicioni trepartiak i udhëhequr prej tij u prish para disa javësh.

Në fjalimin e tij, Scholzi ka thënë se sigurimi i paqes duke mbështetur Ukrainën kundër Rusisë, ringjallja e ekonomisë dhe luftimi i kostos së rritur të jetesës do të jenë pikat kryesore të fushatës së tij.

Scholzi, kancelari në detyrë me përkrahjen më të ulët në historinë gjermane pas ribashkimit më 1990, do ta ketë para vetes një betejë të madhe nëse dëhsiron t’i fitojë zgjedhjet, që pritet të mbahen më 23 shkurt.

SPD-ja e tij aktualisht del e treta sipas dondazheve. Në një anketim të publikuar nga INSa të shtunën, SPD-në e nxjerr me 14 për qind të përkrahjes krahasuar me konservatorët në opozitë me 32 për qind dhe partinë e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, me 19 për qind.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com