SPD gjermane e konsideron përjashtimin e Schröderit për lidhjet e tij me Putinin

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder ka qenë nën kritika për lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë. Tani partia e Shroderit po e mendon përjashtimin e tij.

Partia Social Demokratike e Gjermanisë (SPD), e cila udhheq me qeverinë e koalicionit nw Gjermani, filloi të enjten zyrtarisht debatin për përjashtimin e mundshëm të ish-kancelarit Gerhard Schröder nga partia për lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.

Procedurat u hapën nga dega e partisë në qytetin perëndimor të Hanoverit, por një vendim nga komisioni i arbitrazhit ka të ngjarë të marrë javë të tëra.

Zyrtari i partisë lokale Christoph Matterne tha se ata kishin marrë 17 mocione kundër anëtarësimit të Schröder.

Schröder “ka vendosur që varësia e tij financiare dhe personale nga Putini është më e rëndësishme sesa angazhimi i tij ndaj SPD-së ose trashëgimia e kancelarit të tij”, tha anëtari i lartë i partisë Thomas Kutschaty për të përditshmen Rheinische Post.

Studiuesit juridikë thonë se ka pengesa të mëdha për përjashtimin e anëtarëve nga partia.

Schröder gjithashtu do të jetë në gjendje të apelojë çdo vendim kundër tij.

Hezitimi për t’i ndërprerë lidhjet me Rusinë

Schröder, i cili shërbeu si kancelar i Gjermanisw nga viti 1998 deri në 2005, njihet për miqësinë e tij të ngushtë me Putinin.

Vetëm pak muaj pasi iu desh të jepte dorëheqjen si kancelar pas rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2005, Schröder u bë kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë ruso-gjermane Nord Stream AG, e cila është në pronësi të shumicës nga kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom.

Në vitin 2017, Schröder u emërua kryetar i bordit mbikëqyrës për kompaninë shtetërore ruse të energjisë Rosneft.

Megjithatë, që kur Moska nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt, Schröder ka qenë nën kritika për lidhjet e tij të ngushta me Kremlinin dhe për hezitimin e tij për t’i ndërprerë lidhjet e tij të biznesit me Rusinë.

Ish-udhëheqësi gjerman e ka dënuar pushtimin si të pajustifikuar, por nuk e ka kritikuar Putinin, një qëndrim që tërhoqi kritika të mprehta nga i gjithë spektri politik në Gjermani.

Ai gjithashtu vazhdoi të mbante poste fitimprurëse në gjigantët e energjisë ruse derisa presioni publik dhe politik e detyruan të hiqte dorë nga ato.

Parlamenti gjerman votoi për t’i reduktuar të drejtat dhe privilegjet e veçanta të Schröder-it si ish-kancelar, duke i hequr atij zyrën dhe stafin e financuar nga taksapaguesit.

Parlamenti Evropian e miratoi gjithashtu një rezolutë që kërkon sanksione ndaj Schröder-it dhe figurave të tjera politike të BE-së me lidhje financiare me Rusinë.

Në maj, Schröder më në fund njoftoi se do të largohej nga bordi mbikëqyrës i Rosneft.

Ai gjithashtu hodhi poshtë një nominim për një pozicion të bordit mbikëqyrës në Gazprom.

“Lufta mund të përfundojë vetëm me diplomaci”

Pavarësisht përpjekjeve të kritikëve të tij për ta përjashtuar atë nga SPD, Schröder, 78 vjeç, mbetet sfidues.

Disa ditë më parë, ai i tha gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung se nuk do të heqë dorë nga “mundësitë për bisedime me presidentin Putin”./