Sparked - aplikacioni më i ri në Facebook për takime

Facebook vazhdon të eksplorojë botën e takimeve – aplikacioni i fundit eksperimental i takimit me shpejtësi quhet Sparked dhe në një mënyrë të kujton aplikacionin Chatroulette (një faqe online interneti).

Bëhet fjalë për një koncept në të cilin përdoruesit bëjnë disa data virtuale katër minutëshe, pas së cilës, nëse personit në anën tjetër i pëlqen, ata mund të caktojnë një datë tjetër dhjetë minutëshe dhe më pas të vazhdojnë të shkëmbejnë të dhëna, shkruan portali kroat tportal.hr.

Sipas informacionit në faqen Sparked, aplikacioni është falas dhe nuk ka profile publike, mesazhe të drejtpërdrejta ose gjeste ku duhet manipuluar përmes gishtave sikurse në rastin e Tinder (një aplikacion për takime në internet). Krejt çfarë ju duhet është një profil në Facebook. Aplikacioni është i disponueshëm përmes webit, që do të thotë se nuk është në Play Store të iOS ose Google Play.

Kur krijoni një profil në Sparked, aplikacioni thekson se Sparked dëshiron ta bëjë atë një vend të sigurt dhe të shpjegojë ‘çfarë e bën një individ të mirë në një takim’. Pasi të jepni një përgjigje, dikush nga Sparked do të shqyrtojë aplikimin tuaj dhe do të vendosë nëse mund ta përdorni aplikacionin.

Ata gjithashtu do t’ju pyesin nëse doni të takoni burra, gra apo njerëz jo binarë. Sapo të keni qasje, Sparked do t’ju ofrojë speed dates për t’u bashkuar.

E vetmja e panjohur lidhur me këtë aplikacion është jetëgjatësia e tij, i cili, si aplikacionet e tjera të Ekipit Facebook NPE, do të zhduket nëse nuk ka njerëz të mjaftueshëm të cilët tregojnë interesim për të./tportal.hr

Përkthyer nga: Nuhi Shala