Spanjollët protestojnë kundër maskave
Turma të protestuesve u mblodhën të dielën në kryeqytetin spanjoll për të shprehur kundërshtimin e tyre për përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe masave të tjera të vendosura për të parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Njerëzit brohoritnin duke mbajtur parulla në duar në qendër të qytetit të Madridit.
Përdorimi i detyrueshëm i maskave fillimisht u prezantua në maj për ata që udhëtonin me transport publik dhe më vonë u zgjerua në pjesën tjetër të vendit, transmeton rtv21.tv.
Protesta vjen dy ditë pasi qeveria prezantoi një sërë kufizimesh të reja, përfshirë ndalimin e pirjes së duhanit në publik.
Spanja ka parë një rritje të infeksioneve të reja që nga heqja e bllokimit të saj tre-mujor në fund të qershorit.
Numri kombëtar i vdekjeve qëndron në më shumë se 28.600 njerëz./21Media