Spanja gjatë pandemisë

Spanjë, 4,211 raste të reja me COVID-19 dhe 435 viktima

Spanja gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 4,211 persona të infektuar me coronavirus dhe 435 viktima.

Kurse, në total ky shtet ka 208,389 të infektuar me COVID-19, 21,717 viktima dhe 85,915 persona të shëruar nga kjo sëmundje.

Spanja mban vendin e dytë në botë me persona të infektuar me COVID-19.

Në nivel global, deri sot coronavirusi ka prekur 2,604,359 persona, ka shkaktuar 181,380 viktima dhe 712,254 persona janë shëruar.