Spanjë, 13 të vdekur nga zjarri në një klub nate

Të paktën 13 persona janë vrarë në zjarrin më vdekjeprurës në një klub nate në Spanjë, me frikën se shifra e të vrarëve mund të rritet më tej ndërkohë që shërbimet e urgjencës janë në kërkim për më shumë viktima.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu herët të dielën në qytetin juglindor të Murcias.

Katër të tjerë u plagosën: dy gra, të moshës 22 dhe 25 vjeç, dhe dy burra, të moshës 41 dhe 45 vjeç, të cilët u dërguan të gjithë në spital për shkak të thithjes së tymit, tha uebfaqja e shërbimeve të urgjencës në Murcia.

Të mbijetuarit e mbledhur jashtë klubit të natës e përshkruan skenën për gazetarët ndërsa shërbimet e urgjencës kryenin punën e tyre.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, përmes platformës sociale X (ish-Twitter), i ka dërguar ngushëllimet e tij duke deklaruar se “aashuria dhe solidariteti im me viktimat dhe familjet e zjarrit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në një klub nate në Murcia. Sapo i kam përcjellë presidentit të rajonit të Murcias të gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë”.

Në momentin e incidentit, shërbimet e urgjencës u dërguan, me zjarrfikësit lokalë që thërrisnin ndihmën e helikopterit për të shuar flakët.

Zjarri në Murcia shënon zjarrin më vdekjeprurës në një klub nate në Spanjë në 33 vjet. Një zjarr në vitin 1990 në një klub nate në Zaragozën verilindore la 43 persona të vdekur.

Në dhjetor të vitit 1983, 81 njerëz u vranë në një zjarr në një klub nate në Madrid, ku tymi, një dështim në sistemin e ndriçimit dhe një derë e mbyllur emergjente kontribuan në katastrofë.

Tri ditë zie janë shpallur në qytetin e Murcias për “ata që vdiqën në zjarrin që ndodhi në klubin e natës “Teatre de Atalayas”, ka deklaruaer kryetari i bashkisë së Murcias, José Ballesta përmes platformës sociale X.

Një zonë informacioni për të afërmit e viktimave u krijua në Palacio de los Deportes aty pranë, ku një ekip psikologësh do të ngarkohet për të ofruar ndihmë./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala