Spanja shpallet kampione e Evropës në basketboll

Spanja është shpallur kampione e Evropës në basketboll pasi në finale ka mposhtur Francën.

Një ndeshje e dominuar nga spanjollët që nga fillimi përfundoi me rezultat 88 me 76 në të mirë të tyre.

Të përzgjedhurit Sergio Scariolos ishin më të mirë në çdo çerek të finales që u zhvillua në Berlin.

Lojtari më i dalluar ishte Hernangomez i cili shënoi 27 pikë, i ndjekur nga francezi Fournier me 23 pikë.

Spanja arriti në finale pasi mposhti Gjermaninë ndërsa Franca mundi Poloninë.

Gjermania sot ka arritur të mposhtë Poloninë me rezultat 82 me 69 për medaljen e bronztë.

Spanja me fitoren ndaj Francës është shpallur për herë të katërt kampion i Evropës pas fitores në finalet e citit 2009, 2011 dhe në 2015.