Spanja gjatë pandemisë

Spanja regjistron mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

Spanja është shteti i dytë në botë me numrin e personave të infektuar me pandeminë, COVID-19.

Vetëm sot në këtë shtet janë regjistruar 3,968 raste të reja dhe 430 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi.

Në total, numri i personave të infektuar me coronavirus në Spanjë është 204,17, 21,282 viktima dhe 82,514 persona të shëruar.

Kurse, në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2,529,094, 174,573 viktima dhe 667,609 të shëruar.