Pallati Mbretëror në Madrid/ Foto: REL

Spanja planifikon t’u japë leje qëndrimi rreth një milion emigrantëve ilegalë  

Spanja ka bërë të ditur se mund t’u japë leje qëndrimi dhe pune 900 mijë emigrantëve pa dokumente në vend gjatë tri vjetëve të ardhshëm për të ndihmuar adresimin e nevojës në rritje për punëtorë, derisa vendet e tjera europiane po ndërmarrin masa më të ashpra ndaj imigracionit, ka raportuar gazeta amerikane, “The Times”.

Rregullat e reja pritet të zbatohen në maj, derisa zyrtarët qeveritarë kanë thënë se presin që rreth 300 mijë emigrantëve do t’u jepet statusi legal çdo vit deri më 2027. Vetëm personat që dëshmojnë se kanë dy vjet që po jetonin në Spanjë mund ta marrin statusin legal të qëndrimit, ka bërë të ditur Qeveria e Madridit zyrtar.

Legalizimi i emigrantëve pa dokumete nuk ka të bëjë vetëm me “respektimin e të drejtave të njeriut, ka thënë ministrja spanjolle e Migracionit, Elma Saiz, në një intervistë për transmetuesin publik, Radio Nacional de Espana. “Lidhet edhe me prosperitetin”.

Ajo ka bërë të ditur se Spanjës poi duhen rreth 250 mijë punëtorë në vit për të ruajtur gjendjen e mirëqenies publike, duke pasur parasysh “sfidat demografike”, përfshirë njërën prej shkallës më të ulët të lindjeve në Europë.

Vendet në Europë kanë rënie të popullsisë me moshë pune, me bizneset që po raportojnë mungesë kronike të punëtorëve, sidomos në sektor si kujdes për pleqtë, agrikultura dhe gastronomia. Megjithatë ende ka pengesa ligjore për emigrantët në kontinent, dhe qeveritë janë treguar të avashta për shkak të rritjes së vazhdueshme të ndjenjës anti-imigrante në mbarë Europën.

Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës, ka folur shpesh për mungesën dëshpëruese të fuqisë punëtore në vend dhe muajin e fundit ka thënë se imigrantët janë kritikë për rritjen ekonomike të vendit. Ai ka thënë se çelësi i migracionit është “menaxhimi i mirë i tij”.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com