Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sllovendi, 6 tetor 2021 Foto: Foto: Presidenca Sllovene e Këshillit të BE -së 2021

Spanja nuk e pranoi paraqitjen e simboleve të Kosovës në Samitin e Sllovenisë

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Brod të Sllovenisë po mbahet pa simbole shtetërore.

Mediat spanjolle kanë raportuar se presidenti i Qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez ka marrë pjesë në këtë samit, pasi i është garantuar se nuk do të ketë simbole shtetërore. E gjitha kjo pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në këtë samit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë: Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot para nisjes së Samitit, ka thënë se shpreson që pesë vendet e BE-së që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të bëjnë një gjë të tillë.

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni, pjesëmarrës edhe Kurti