Spanja me 4000 të vdekur nga coronavirusi, 655 vetëm në 24 orët e fundit

Vdekjet nga pandemia e coronavirusit në Spanjë kanë kapur shifrën 4000, prej tyre 655 janë regjistruar vetëm gjatë ditës së fundit, njoftoi ministria e shëndetësisë.

Numri total i të prekurve nga Covid-19 është 56,188 prej tyre 4,089 kanë vdekur.

Spanja ka zgjatur izolimin të enjten deri më 12 prill.

Në orët e hershme të së enjtes parlamenti votoi për zgjatjen e masave emergjente, përfshirë mbylljen totale të vendit ku njerëzit lejohen të dalin vetëm për produkte esenciale si ushqim, barna ose punë.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Evropë pas Italisë e cila ka mbi 70,000 raste të konfirmuara prej tyre 7,503 të vdekur.

Numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë deri tani është 71./Independet