Madrid, Spanjë

Spanja, mbi 65 mijë raste aktive me COVID-19

Spanja është vendi i dytë në botë me persona të infektuar me coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë shënuar 3,262 raste të reja dhe 229 viktima.

Në total, numri i personave të infektuar me coronavirus në këtë shtet është 260,117 dhe 26,299 viktima. Kurse numri i personave të shëruar në nivel vendi është 168,408.

Ndërsa, numri i rasteve aktive në Spanjë është 65,410.

Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 3,954,663, prej tyre 271,989 viktima dhe 1,361,767 të shëruar.