SPACEX dhe NASA nisin astronautët në hapësirë

Kompania në pronësi të miliarderit Elon Musk, sot ka lansuar dy astronautë amerikanë nga Florida për në orbitë.

Kjo është hera e parë që dy astronautë amerikanë janë transportuar në hapësirë nga një anije hapësinore në pronësi të një kompanie private.

Në orën 21:22 minuta nisja ka qenë e suksesshme, dhe fluturimi pritet të zgjasë 19 orë, derisa ky është ende një test fluturim, dhe astronautët do kryejnë testime të sistemit gjatë gjithë kohës.

E veçanta e këtij fluturimi ishte se pjesa e raketës Falcon 9, e cila ka bartur dy astronautët për në hapësirë rikthehet në bazën e nisjes pa drejtim të një piloti, përderisa astronautët vazhdojnë fluturimin e tyre, raporton BBC.com

Linku  ku mund të shikoni live lansimin e SPACEX: