Sot zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, këto janë çiftet

Sot në program pos ndeshjeve me karakter miqësor do të zhvillohen edhe ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, ku pritet të zhvillohen shumë duele interesante.

Në Program janë të parapara gjashtë ndeshje mirëpo ndeshjet Rusi-Poloni dhe Skoci – Ukraina janë pezulluar pas luftës së Rusisë në Ukrainë që ka nisur që 29 ditë e po vazhdon edhe më tutje.

Italia që është fituese e Kampionatit Evropian “Euro 2020” do të përballet me ish kundërshtarin e Kosovës, Maqedoninë e Veriut.

Portugalia më në krye Cristiano Ronaldon do të përballet kundër Turqisë, që kërkon të shkaktojë befasi.

Suedia që po ashtu ka qenë njëri prej kundërshtarëve të Kosovës do të përballet kundër Republikës së Çekisë.

Ndërsa takimi i fundit por jo për nga rëndësia është ai ndërmjet Wales dhe Austrisë.

Të gjitha takimet nisin nga ora 20:45.