KPK - 10.05.2019

Sot zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot pritet ta zgjedhë kryesuesin e ri.

Votimi i kryesuesit të ri të KPK-së pritet të bëhet në mbledhjen e cila është paraparë të fillojë në orën 10:00.

Nga sot KPK pritet të jetë me kryesues të ri pasi kryesuesit aktual Bahri Hyseni po i skadon mandati i anëtarit të Këshillit Prokurorial.

Dy vite më parë Hyseni ishte zgjedhur që të kryesonte Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kryesimin e KPK-së, Bahri Hyseni e kishte marrë me dhjetë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkaq akoma nuk është bërë e ditur se kush pritet të jetë kandidatë për të parin e KPK-së.

Kush është Bahri Hyseni, kryesues i ri i KPK-së?